Dacic e ka nji thirrje për zgjedhjet në Kosovë

Ushtruesi i detyrës së Kryeministrit të Serbisë dhe shef i diplomacisë Ivica Dacic të Diellën u bani thirrje serbëve të Kosovës me dalë për me votue, mbasi zgjedhjet e sotme simbas tij janë me randësi vitale për serbët.

Ai ka vlerësue se populli serb vetëm i bashkuem mundet me mbijetue.

“Zgjedhjet e sotme janë me randësi vitale për popullin serb, i cili vetëm i bashkuem mundet me sigurue mbijetesën e vet”, asht shpreh ai.

Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat marrin pjesë 26 subjekte politike, prej të cilave pesë janë nga radhët e komunitetit serb.