Dacic e Lavrov bane thirrje për mbyllje të Tribunalit të Hagës

Ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë, Ivica Dacic e Sergey Lavrov banë thirrje për mbylljen, sa më shpejt të jetë e mundun, të Tribunalit të Hagës, raportojnë mediat ruse.

Në nji konferencë të përbashkët për shtyp, të pyetun për vendimin për lirimin e të akuzuemit për krime të luftës Vojislav Seselj, nga tana akuzat, ata thanë se gjykata e Hagës asht e politizueme, por nuk e komentuen aktgjykimin.