Dacic e pranon: Kosova ishte ma e fuqishme në lobim për njohje

Mund të doket e pazakonshme, por në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë për prezencën e Zavendës-Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, i cili asht tue marrë pjesë në samitin e 17 të “NAM” në Venezuelë, thuhet se Kosova ka ba ma shumë për njohje.

“Kam shfrytëzue këtë mundësi për me takue shumë ministra. Në vitet e kalueme situata ka qenë ndryshe, ishte rasti kur Serbia nuk mund të ishte pjesëmarrëse, sepse përfaqësuesit e Kosovës kishin qenë ma të fuqishëm në lobim te vende si Guyana dhe vendet tjera të Karaibeve” citohet të ketë thanë Dacic.

Organizata e Lëvizjes së të Painkuadruemve ka qenë shumë aktive gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, ndërsa Jugosllavia ka pasë nji rol kyç. Serbia po përpiqet ta rikthejë atë kohë tue u mundue ta pengojë Kosovën me njohje të reja.