Dacic falenderon Madagaskarin për mosnjohjen e Kosovës

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic asht takue sot me shefen e diplomacisë së Madagaskarit, Beatrice Atala, në prag të hapjes së Samitit të 16’të të Frankofonisë, që mbahet në Madagaskar, nga 23 deri me 26 Nandor.

Dacic e ka falënderue ministren për “pozicionin parimor të deritashëm të Madagaskarit për mosnjohjen e pamvarësisë së Kosovës”.

Ai gjithashtu, simbas mediave serbe, e ka njoftue ministren për ecuninë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, dhe e ka lutë ate që Madagaskari me mbajt këtë pozicion edhe ma tej.