Dacic falenderon studentët për fushatën “No Kosovo in UNESCO”, paralajmëron vizitë gjatë muejit t’ardhshëm

Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic, ka takue përfaqësuesit e organizatave të studentëve të universiteteve të Beogradit dhe Prishtinës, të cilët vitin e kaluem lansuen nji fushatë me sloganin “No Kosovo in UNESCO” , në përpjekjet e Kosovës për me u anëtarësue në UNESCO.

Simbas mediave serbe, Dacic i ka falenderue studentët për kontributin e tyne në fitoren e Serbisë në UNESCO, ka njoftue ministria e Jashtme serbe.

Kosova asht djep i Serbisë, – kane konstatue Dacic dhe studentët, tue gjetë pajtim mbi faktin se atyne që i kane trajtue monumentet në mënyrë të gabueme nuk mundet me ju besue përkujdesja e tyne.

Dacic tha se ai ka me i vizitue monumentet kulturore serbe në Kosovë gjatë muejit të ardhshëm, dhe ka me pranue ftesën për diskutim në Kosovë rreth iniciativave të ndryshme që Kosova të bahet anëtare e UNESCO’s dhe organizatave tjera.