Dacic i sigurt se Trump ka me vizitue Serbinë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Dacic, e ka shprehë besimin e tij se presidenti i sapozgjedhun i Shteteve të Bashkueme, Donald Trump, ka me vizitue Serbinë, shkruen Tanjug.

Dacic ishte takue me Trump, tri vjet ma parë në New Tork, gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit, në kohën kur ishte kryeministër.

Temë diskutimi në mes Dacicit dhe Trumpit, ishte investimi në Serbi dhe ishte folë edhe për ndërtimin e nji hoteli në Beograd, po kjo nuk ndodhi.