Dacic: Ka dështue nji përpjekje tjetër e Kosovës për anëtarësim n’INTERPOL

Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic tha sot se ka dështue nji përpjekje tjetër e Kosovës për anëtarësim në Komitetin Egzekutiv të Interpolit.

“Edhe pse Kosova u pregadotë për muej të tanë dhe i dërgoi shënime tana shteteve anëtare, Asambleja e Përgjithshme e Interpolit ka refuzue tana kërkesat për me i përfshi në rendin e ditës të së seancës së saj pikat shtesë për anëtarësim”, ka thanë kryediplomati serb, njofton Ministria e Jashtme e Serbisë.

Shefi i diplomacisë serbe ka theksue se Kosova në Prill të vitit 2015 ka paraqitë kërkesën për anëtarësim, por Komiteti Egzekutiv i Interpolit nuk e ka pranue këtë propozim, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.