Dacic kallxon qysh Kosova hyn n’OKB!

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Dacic ka deklarue se vendosja e sanksioneve dhe kthimi i shpinës Rusisë, kishte me qenë politikë tradhtare dhe kjo do t’i hapte rrugën Kosovës që të bahet anëtar i plotfuqishëm i Kombeve të Bashkueme.

Dacic ka theksue se anëtarësimi në BE asht qëllim strategjik por jo dhe i vetmi i Serbisë.

“Qëllimi ynë i parë asht me i mbrojtë interesat tona kombëtare e shtetnore”, citon “Veçernje Novostin” të ketë thanë Dacic.

Ai ka theksue se asht gënjeshtër se miqësia me Moskën asht shkak pse Beogradi nuk hap kapituj negociatash me BE’n dhe ka shtue se kapitujt do të hapen kur vendet e BE’s me vlerësue se ka përparim në negociatat Beograd – Prishtinë.

Simbas fjalëve të tij, dialogu me Prishtinën edhe përkundër përpjekjes për, si tha ai, rrëmbimin e Trepçës e të Telekomit, nuk do të ndërpritet mbasi këtë nuk ka me lejue BE.

Tue folë për mundësinë e që në fund të negociatave me Serbinë e pret kerkesa për me nënshkrue marrëveshjen detyruese juridike me Kosovën, Dacic ka thanë se për këtë gja nuk di njeri.

“Asht e sigurt se krejt vendet anëtare të BE’s nuk kanë  me pranue që nënshkrimi asht njohje e pamvarësisë së Kosovës”, ka thanë Dacic.

 

dacici