Dacic ‘kërcënon’ Brukselin

Problemet gjatë bisedimeve, Beogradin e kanë dërgue deri te pikëpyetja nëse duhet me vazhdue dialogu në Beograd.
Kështu ka thanë zv/kryeministri serb dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic.

Autoritetet në Beograd kanë përsëritë se integrimet europiane janë njani nga prioritetet, derisa pala serbe i dërgon mesazhe Brukselit se janë të papranueshme presionet, të cilat gjithnji e ma shumë po prezentohen para Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Fjalët e randa dhe tensionet, për shkak të Trepçës janë mbulue, por as mbas raundit të ri të dialogut teknik nuk ka lëvizje. Të dy palët kësaj here nuk kanë arritë marrëveshje për pranimin e diplomave universitare. Serbia nuk ka me reague ndaj presioneve”, thotë Dacic.

“Tash janë pak të pikëlluem që nuk e pranuen atë marrëveshje. Kanë thanë se duhet me pranue ose nuk ka me u hap kapitulli (negociatat për anëtarësim në BE). Për neve asht jetike që me shkue drejt BE’s, por nuk kemi me lejue që dikush me na përulë dhe nënçmue, që mos të përdori ndonji shprehje tjetër popullore”, ka thanë ai.