Dacic kërkon që presidenti Thaçi me qenë pjesë e bisedimeve

thacidacic

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklarue se “Beogradi nuk ka me durue asnji lloj ultimatumi dhe as që ka me bisedue për to”.

Në nji konferencë me gazetarë në qytetin e Jagodinës, Dacic tha se Beogradi pret vazhdimin e bisedimeve “por nuk pranon me diskutue për temat që dalin”, siç tha, “jashtë kornizës së neutralitetit ndaj statusit”.

Ministri i jashtëm i Serbisë tha se “pjesëmarrja e Thaçit në bisedime asht e randësishme për faktin se, partia e tij asht e fuqishme në Kosovë”.

Dacic u tha gazetarëve, se “Beogradi mendon se asht e nevojshme që dialogu me vazhdue dhe ka me qenë përparësi, por askush nuk mundet me llogaritë se mundet me luejt me Serbinë dhe me vnue kushte të reja, për të cilat paraprakisht dihet se nuk munden me u pranue”.

“Nëse mendojnë se temat siç janë kufijtë, damshpërblimet e luftës, njohja e pamvarësisë, anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare janë tema, për të cilat duhet të bisedojmë, atëherë na nuk jemi të pajtimit që ky dialog me vazhdue. Kjo asht diçka, për të cilën nuk bisedohet, na po bajmë dialog që asht neutral ndaj statusit”, tha Dacic./REL