Dacic: Kështu duhet me u ba zgjidhja e konfliktit serbo-shqiptar

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, njiherit aleat kryesor i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, ka sugjerue kompromis për me përfundue konfliktin për Kosovën.

Duket se Kosova ka me qenë njana nga çashtjet kryesore në negociatat e Serbisë për pranim në Bashkimin Europian.

“Krejtve ju duhet zgjidhja e përhershme e konfliktit serbo-shqiptar, e qe ai mundet me u arrite vetëm me marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve, ku secili kishte me fitue dhe humbe diçka”, shkruen Dacic në nji artikull autorial të botuem sot në të përditshmen beogradase, Veçernje Novosti.

“Kjo asht ideja e kompromisit historik dhe e të drejtës etnike”, shkruen Dacic dhe spjegon se kjo asht “ideja e caktimit të kufijve në atë që asht serbe dhe shqiptare, dhe normalizimi i raporteve tona, sigurimi i trashëgimisë ortodokse serbe me formimin e bashkësive të pamvaruna të manastireve, simbas nji modeli grek, mandej Bashkësia e komunave serbe për serbët në jug, kompensimi financiar për pasuninë e uzurpueme shtetnore dhe private”./rel