Dacic: Kështu e kanë vra Milosevic’in, s’ka pasë vdekje të natyrshme!

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, dhe ish bashkëpunëtori i ngushtë i Slobodan Milosevic’it, Ivica Dacic, pretendon se ish – shefi i tij i partisë, krimineli Slobodan Milosevic, nuk ka pasë vdekje të natyrshme në Hagë, por asht helmue me barna, dhe për këtë thotë se ka me ju  sugjerue avokatëve të familjes që të ndërmarrin diçka rreth kësaj çashtje.

I pyetun nëse mundet me kërkue drejtësi para institucioneve ndërkombëtare, mbasi ai tashma pretendon se ka dëshmi se Milosevici u vra, pasuesi i tij në krye të partisë thotë:

“Asht tepër vonë tash, por ndoshta duhet … Por, jo qeveria, por përfaqësuesit ligjorë të Milosevici’it. Unë kam folë për këtë gja shumë herë, por unë kam me ju kërkue avokatëve me kqyrë se çka mundet me u ba./gazetablic

Shperndaje në: