Dacic: Kosova ka me u diskutue prapë në mbledhjen e OKB’s

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklarue se të Mërkurën me 16 të këtij mueji, ka me u mbajte seanca e rregullt tremujore e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkueme për Kosovën, megjithse për anulimin e këtyne mbledhjeve angazhohen fuqitë e mëdha dhe Prishtina.

“Prishtina në mbledhje asnjiherë nuk e ka lanë pa thanë se Kosova duhet të hiqet nga rendi i ditës i KS së OKB dhe se Misioni i OKB në Kosovë asht i panevojshëm, por kjo nuk ka me ndodhë për shkak të miqve tanë, që kanë të drejtë të vetos – Rusisë dhe Kinës”, tha dje Ivica Dacic, në Beograd, me rastin e shënimit të 14 vjetorit të vrasjes së dy djemve të ri dhe plagosjes së katër të tjerëve në Gorazhdevc në Kosovë, me ç’rast ka porosite se kërkimi i drejtësisë për viktimat serbe në Kosovë ka me qenë ide themelore udhëheqëse e qeverisë së Serbisë edhe në të ardhmen, raporton agjencia Beta./rel