Dacic nervozohet me BE’në shkaku i Kosovës

Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic paralajmëroi në takimin me Grupin e Vishegradit, gjashtë fqijët e saj të Ballkanit Perendimor se Serbia nuk asht pjesë e politikes të përbashkët të sigurisë së BE’s.

Ai në Varsava, tha se sado që interesat nuk përputhën, BE’ja duhet me respektue vendimin e tyne karshi “statusit neutral” të Kosovës.

“A janë përfaqësuesit e Prishtinës të shënuem me yll dhe fusnotë në takime? A e respektojnë statusin e neutralitetit? A flisni rreth tyne si nji shtet, por na nuk jemi pajtue me nji gja të tillë. A asht ratifikue MSA’ja me Kosovën në parlamentet e shteteve anëtare? Jo. U ratifikue vetëm në Parlamentin Europian. Atëherë qysh mujm me folë për Kosovën si shtet”, tha Dacic, në nji fjalim drejtue ministrave dhe përfaqësueses së naltë të BE’s për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Dacic pyeti se pse Serbia duhet me pranue pamvarësinë e Kosovës, kur nji gja e tillë nuk asht ba nga disa vende anëtarë të BE’s. Ndër tjerash, Dacic tha se Serbia nuk mundet me u bashkue me vendimet e BE’s për çashtjen të politikës së jashtme mbasi nuk asht në interesat e saj kombëtare.

Dacic paralajmëroi se Serbia në procesin e integrimit europian duhet të përballet jo vetëm me reforme gjithëpërfshimëse, por edhe me dialogun për normalizimin e marrëdhanieve me Prishtinën, rezultati i të cilit ndikon në tanë rajonin. Ai poashtu, tha se Serbia duhet me dijtë çka kërkon BE’ja nga Serbia, “na kemi nevojë për mbështetje strategjike të BE’s në çdo aspekt”.