Dacic nga vendi i lindjes: S’kam pse me urue Thaçin, kërkim-falja mes vendeve veç se kishte me thellue ndamjen

Serbia s’e njeh shtetin e Kosovës, rrjedhimisht as udhëheqësit e saj, prandaj s’kam pse me i urue njerëzit e zgjedhun të saj, ka thanë Ivica Dacic, zavendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Serbisë, kur u pyet për zgjedhjen e Hashim Thaçit President.

Këto komente Dacic i ka bani nga Prizreni ku po qëndron në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.

“Serbia nuk e pranon Kosovën dhe nuk mundet me i urue njerëzit e zgjedhun në Kosovë”, ka pohue Dacic.

Dacic nuk ka pranue me kallxue nëse ndonjiherë Serbia do ka me i kërkue falje Kosovës për krimet e kryeme gjatë luftës së fundit.

Dacic tha se kërkim-falja mes vendeve vetëm sa kishte me thellue ndamjen.

Simbas tij, Kosova e Serbia duhet me gjetë nji formulë pajtimi të njajtë sikurse shtetet europiane për shembull Gjermania dhe Franca.

Ai nga vendi ku asht lined tha se nuk ishte ministër në kabinetin e ish-Presidentit serb, Slobodan Miloshevic.