Dacic nuk len gja pa thanë për sulmin ndaj kishës serbe

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic ka dënue sulmin e fundit në kishën serbe “Sveti Nikolla” e cila ndodhet mbrenda kampusit universitar të Prishtinës.

“Për herë të njiqindë, doli se ky asht nji reflektim i urrejtjes së popullit serb dhe faltoret e saj të shejta.Të ashtuquejtunat Autoritete të Kosovës javë ma parë sa nuk nxorën çdo pëllambë të tempullit, tue kërkue për krimet e luftës lidhun me kishën serbe, e mbas kësaj u përpoqën edhe për të shkatërrue atë me vendosje të zjarrit”, ka thanë Dacic.

Simbas tij, Prishtina sot, për fat të keq, asht rasti ma i madh i spastrimit etnik të serbëve, për shkak të 40 mijë njerëzve që kishin jetue aty 30 vjet mabparë, e që sot kanë mbetë vetëm disa.Njiherë gënjeshtrat që shqiptarët e Kosovës kanë përhapë kudo në lidhje me gjenocidin kundër shqiptarëve, kështu që tash ata duen të shkatërrojnë tempullin dhe çdo gjurmë të serbëve në Prishtinë. Qe nji kallxues se qysh Serbia kishte të drejtë kur ka kundërshtuebanëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, ka thamë Dacic.