Dacic nuk përjashton mundësinë e kushtëzimeve në hapjen e kapitujve të ri për Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daic, ka thanë se hapja e kapitujve të ri asht nji shej e mirë, por simbas tij, serbët janë të pakënaqun, mbasi bahet fjalë vetëm për dy.

“Na ishim të gatshëm për tre ose katër kapituj”, ka thanë Dacii para nji seance të Komitetit Qendror të partisë së tij, tue shtue se megjithatë asht mirë që simbas tij ka dinamika dhe kjo asht pozitive.

“Asht gjithmonë ajo temë, ishte edhe para hapjes së këtyne dy kapitujve. Dritën e gjelbër për me hapë kapituj të ri sigurisht se e kemi nji hap pozitiv dhe se nuk ka pasë kushtëzime të mëdha, por se duhet të mendojmë se ato munden me qenë në të ardhmen”, ka shtue Dacic.