Dacic: Pozicioni i Serbisë në Kosovë asht forcue

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic, para se me u nisë për në sesionin e nesërm të Këshillit të Sigurimit të OKB’s kushtuem Kosovës, tha se pozicioni i Serbisë në shtetin tone asht forcue.

Ai shtoi se nuk ka justifikime për mos-implementimin e marrëveshjeve të arrituna në Bruksel, tue thanë se Serbia dhe populli serb në Kosovë pret që të përmbushen atom për të cilat janë arritë marrëveshjet.

Dacic shtoi se sjellja konstruktive e Listës Serbe ka ndikue në forcimin e pozitës së serbëve në Kosovë.

“Pozicioni jonë asht forcue, tue pasë në mendje konfliktin e mbrendshëm, destabilitetin, protestat, Lista Serbe kishte sjellje shumë konstruktive, gja që asht në interesin tonë”, ka deklarue Daçiq për Radio Beograd para se të nisej për në New York.

I pyetun nëse zgjedhja e Thaçit si President i Kosovës ka me qenë temë e diskutimit në takimin e OKB’s, ai tha se nuk e beson nji gja të tillë, por se mund të përmendet nga ndokush.

Por ai theksoi se për Beogradin asht shumë e randësishme që Prishtina me i përmbush atë që ka premtue në Bruksel.

“Dhe tani, mbas gjithë asaj që ndodhi në Kosovë, nuk ka ma justifikime se diçka nuk mundet me u implementue dhe se Serbia dhe populli serb po pret që të përmbushet ajo që u arritë marrëveshja”, theksoi Daçiq. /lajmi.net/