Dacic: Pranimin e Kosovës n’UEFA e mundësuen sponsoret e pamvarësise

Zavendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic tha se pranimin e Kosovës në UEFA e mundësoi politika. Simbas Dacic akti i pranimit të Kosovës asht premtim i sponzorëve të pamvarësisë.

“Pranimi i Kosovës në UEFA asht nji fakt ma shumë se na jetojmë në nji botë të interesave dhe politikës e jo ligjit dhe rregullave. Ky pranim shkelë statutet e UEFA’s dhe asht nji premtim i sponzorëve të pamvarësisë. Federata Serbe ka me përdorë mjetet ligjore për me kundërshtue këtë vendim jo legjitimi”, tha Dacic.