Dacic, qe qysh i thurr lavde Milosevic’it

Kryetari i socialistëve të Serbisë Ivica Dacic ka përmend rolin e Slobodan Milošević dhe për këtë ai e ka përmend Rezolutën 1244 të OKB’s për Kosovën si suksesin e tij të madh.

Trashëgimia ma e madhe e Slobodan Miloshevic asht pjesëmarrja e tij në krijimin e Republikës Srpska dhe për këtë arsye Serbia ka detyrim me ruejtë RS’n.

Kështu ka thanë kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë Ivica Dacic në Banjallukë, në 23-vjetorin e themelimit të partisë Socialiste të Republikës Srpska.

“Parti ka shumë, por asht vetëm nji Republika Srpska . Për këtë arsye, Serbia e ka për borxh me qendrue krah popullit serb dhe me mbrojtë Republikën Srpska”, ka thanë ai, njofton Veçernje Novosti.