Dacic reagon ndaj Pacollit për UNESCO

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, i ka reague homologut të tij kosovar, Behgjet Pacollit, i cili dje ka thanë se Kosova i ka votat e mjaftueshme me u anëtarësue n’UNESCO.

Dacic në nji intervistë për “Blic” të Serbisë, ka thanë se, siç dështoi herën e kalueme në Paris, Kosova ka me dështue edhe kësaj radhe dhe çdo herë tjetër që tenton me u anëtarësue n’UNESCO.

“Ata nuk i kanë votat e mjaftueshme për UNESCO, Pacolli mendon se mundet m’i zgjidh të gjitha me pare, por nuk asht kështu. Na fituem pra du vjete. edhe pse vendet ma të fuqishme e mbështetën Kosovën”, ka thanë Dacic.

Shperndaje në: