Dacic: S’asht qëllimi i dialogut njoftja e Kosovës!

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, ka deklarue sot se asht herët të flitet për ndamjen e Kosovës mbasi që këtë e ka thanë ai “vetëm si nji prej ideve”.

“Te na ka ma shumë të atillë që mendojnë se Kosova asht humbë dhe se dialogu i mbrendshëm po bahet për me pranue Kosovën. Ky nuk asht qëllimi i dialogut”, ka thanë Dacic para gazetarëve ku po shënohej 14 vjetori i vrasjes së fëmive serbë në Gorazhdevc.

Ai ka shtue se qeveria e tashme, e as presidenti i Serbisë, nuk kane me njoftr pamvarësinë e Kosovës.

Dacic ka thanë po ashtu se nuk ka as kufi mes Serbisë e Kosovës dhe ka pyetë se “kur asht njoftë ajo (Kosova) ndërkombëtarisht?”, raporton “Fonet”.