Dacic: Serbia me masa konkrete kundër valës se emigrantëve!

Serbia nuk ka me lejue me qenë viktima ma e madhe e valës së emigranteve.

Ajo duhet me qenë në kontakt me vendet e të ashtuquejtunës rutë ballkanike dhe të ndërmarrë masa për mbrojtjen e interesave të veta shtetnore dhe kombëtare, theksoi ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic.

“Mbyllja e kufijve nuk asht njajtë si edhe ngritja e rrethojave, por për çdo rast Serbia ndodhet në situatë kur duhet me ndjekë me shumë kujdes se çka po ndodhë. Kjo do të thotë se Serbia po përgaditë masa të cilat kanë me garantue sigurinë e interesave nacionale dhe shtetnore.

Treguam se jemi humanë, por nuk do të lejojmë të jemi viktima të krizës së emigrantëve”, deklaroi Dacic mbas vizitës së djeshme në Hungari dhe takimit me kryeministrin Viktor Orban.