Dacic: Serbia s’i sakrifikon raportet me Rusinë për BE’n

daciclavrov

Serbia asht e interesueme t’i bashkohet Bashkimit Europian, por jo edhe t’i prishë raportet me Rusinë, tha ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic.

“Tashma kemi thanë se deshirojmë të jemi vend anëtar i Bashkimit Europian dhe kjo asht n’interesin tonë. Si vend, na pretendojmë t’i përkasim Europës gjeografikisht dhe politikisht, porse kjo nuk mund të ndodhë nëse vijnë në pyetje raportet tona me Federatën Ruse”, ka thanë Dacic në nji konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, raporton Sputnik.

Dacic ka thanë se Serbia nuk synon të jetë pjesë e NATO’s.

“Serbia zbaton nji politikë neutrale ushtarake. Na nuk synojmë t’i bashkohemi NATO’s dhe askush në Serbi nuk flet për këtë gja. Bashkëpunimi ynë me NATO’n mbetet në nivel të bashkëpunimit për paqe”, ka thanë ai, tue shtue se populli serb “nuk e përkrahë anëtarësimin e Serbisë në NATO”.