Dacic: S’ka UNESCO për Kosovën pa nji marrëveshje me Serbine

Zavendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka thanë se Kosova nuk mundet me u anëtarësue në Organizatën e Kombeve të Bashkueme për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, pa nji marrëveshje paraprake me Serbinë.

Dacic, që po qëndron në Prizren në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, tha se çashtja e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO duhet me u ba pjesë e diskutimeve në Bruksel.

Ministri serb ka fole edhe për zgjedhjen e Thaçit President. Dacic deklaroi se nuk ka pse me urue Thaçin, mbasi që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe rrjedhimisht as Presidentin e saj.