Dacic: S’kam pse me urue Thaçin, Serbia s’e njeh Kosovën

Me leje të Ministrisë sonë të Jashtme, mbrenda muejit Kosovën e vizituen dy figurat qendrore të politikës serbe: ma herët Kryeministri serb Aleksandar Vucic, e sot edhe zavendeskryeministri i parë, Ivica Dacic.

Zyrtarisht u tha se arsye e ardhjes së tij asht vizita në objektet e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, por ai e shfrytëzoi këtë për me ba fushatë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë.

Dacic hyni në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare të Merdares, për me ndale n’fund në Manastirin e Graçanicës.

Por njatë si bashkëpolitikanët tjerë, edhe Dacic nuk la pa dhanë deklarata thumbuese për Kosovën.

Ai tha se ndjehet krenar që Serbia ia doli me e pengue anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, që simbas tij, tentoi me u krye pa marrëveshje paraprake me Beogradin.

E i pyetun se a ka me e urue ish-homologun e tij Hashim Thaçi postin e Presidentit, ai tha se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, e rrjedhimisht as udhëheqësit e saj, prandaj s’ka pse me i urue njerëzit e zgjedhun të saj.

E megjithëse insistoi se nuk ka ardhë për me dhanë ndonji porosi negative në lidhje me marrëdhaniet me Prishtinën, Dacic tha se për kërkim faljen ndaj krimeve serbe të luftës gjatë viteve ‘98-‘99, ka me vendosë gjykata se kush kujt duhet me i kërkue ma shumë falje.

Dacic foli edhe për vazhdimin e dialogut në Bruksel, tue thanë se vazhdimi i dialogut në nivelin ma të naltë ka me u zhvillue vetëm mbas zgjedhjeve në Serbi.

Por vizita e zavendëskryeministrit të parë në Qeverisë së Serbisë, Ivica Dacic, nuk u prit mirë nga të gjithë qytetarët serbë të Graçanicës, sepse pasi disa nga ata, që përmes pankartave shprehën pakënaqësi për ardhjen e tij.

Mirëpo, pjesëtarë të partisë së Dacicit në Graçanicë, e larguen pankartën, ndërsa Policia e Kosovës, e cila e shoqnoi atë gjatë kësaj vizite, arrestuen personin që bani thirrje kundër Dacic’it.

Gjatë kësaj vizite, Dacic u ndal edhe në Manastirin e Pejës, si dhe në Prizren.