Dacic: Slobodan Milosevic ka ba dy gjana të mëdha për popullin serb

Ivica Dacic, zavendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, e ka quejt lider të madh dhe jo kriminel ish-presidentin e serbisë, Sloobodan Milosevic’in.

“Historia ka me dhanë gjykimin e fundit për të. Na jemi të vegjël dhe ka kalue pak kohë. Milosevic i ka ba dy gjana të mëdha për popullin serb: Marrëveshjen e Dejtonit dhe Rezolutën 1244, ato me të cilat ende qëndrojmë”, ka thanë Dacic për Telegrafin serb.

Simbas Dacic’it, gabimi ma i madh i ish-shefit të tij, Milosevicit, ka qenë që ka lejue që disa vrasje të lidhen me të ose me pushtetin e tij.