Dacic takohet me ambasadorin e Shqipnisë në Serbi, kjo ishte tema e diksutimit

Zavendëskryeministri serb dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka pritë sot në takim ambasadorin e Shqipnisë në Serbi Ilir Boçka, me të cilin ka bisedue për marrëdhaniet dypalëshe dhe bashkëpunim rajonal.

Gjatë bisedimeve, të dy palët ranë dakord se marrëdhaniet mes Serbisë dhe Shqipnisë janë në drejtimin e duhun, siç dëshmohet nga aktivitet e të dy qeverive , nga të cilët pa dyshim duhet të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm në rajon.

Daçiq ka theksue veprimin e përbashkët të të dy vendeve në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’.

Kjo kryesisht ka të bajë me zbatimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës të tilla si: ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, fillimi i punës së Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të Rinisë dhe vendosjen e Ballkanit Perëndimor, thuhet në nji deklaratë.