Dacic tash e ka nji mision që ka me ju befasue!

Zavendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka me drejtue delegacionin serb në samitin e 17’të të Lëvizjes së Shteteve të Painkuadrueme (NAM).
Ai ka me udhëheq edhe delegacionin serb në takimin e datave 15-16 Shtator të ministrave të Jashtëm të NAM’it.

“Në fjalimin e tij në samit, Dacic thuhet se do të paraqes qëndrimet e Serbisë në rolin dhe aktivitetet e NAM’it, si dhe në çashtjet prioritare për Serbinë që fokusohen në Kosovën dhe Metohinë”, thuhet në njoftimin për media të ministrisë së Jashtme serbe.

Serbia në Lëvizjen e Shteteve të Painkuadrueme, i cili përbahet nga 120 shtete, ka status mbikëqyrësi.

61 nga 86 shtete e botës që nuk e kanë njoft Kosovën janë shtete anëtare të NAM’it.

“Rrjedhimisht, objektivi kryesor i delegacionit ka me qenë me luftue presionin dhe lobimin në favor të pamvarësisë së Kosovës”, thekson komunikata.

Lëvizja e Shteteve të Painkuadrueme asht nji grup me struktura jo fikse, ku aktualisht bajnë pjesë 120 shtete.

Aktualisht ajo asht organizata ma e madhe mbas OKB’s.

Anëtare janë shtete si India, Kuba, Malta, Koreja e Veriut, Iraku dhe Egjipti.

Shumica e shteteve anëtare janë shtete aziatike dhe afrikane në zhvillim ose në ekspansion.

25 shtete e themeluen këtë organizatë në vitin 1961, me iniciativën e Jugosllavisë.

Atëherë, organizata kishte synim luftën kundër imperializmit, racizmit dhe armatimit.