Dacic: Vucic u keqkuptue, Serbia kurrë s’ka me njoft Kosovën

Ivica Dacic, ministër i jashtëm serb, ka mbylle çdo mundësi që shteti i tyne ta njef pamvarësinë e Kosovës. Ky reagim i tij ka ardhe mbas disa zanave që thirrjen e presidentit serb, Aleksandar Vucic, për dialog të mbrendshëm e kuptuen si thirrje apo gadishmëni për njoftje të realitetit të Kosovës 18 vjet mbas luftës, shkruen Metro.

Simbas Dacic, Serbia kurrë nuk ka me njoft pamvarësinë e Kosovës.

“Ata mendojnë se kjo çashtje duhet të zgjidhet në mënyrë që Serbia në fund të kapitullojë. Serbia nuk ka me ba këtë. Ajo asht konstruktive dhe ban thirrje për dialog, jo për shkak se ajo asht e keqe por asht e fortë dhe ka ide konkrete”, u shpreh ai në nji intervistë dhanë për RTS.