Daily Mail shkruen për gazin lotsjellës në Kryesinë e Kuvendit

Mediumi britanik, Daily Mail, ka shkrue për hedhje e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në nji shkrim të këtij mediumi, thuhet se si deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedh gaz lotsjellës, për me kundërshtue ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufinit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Daily Mail në shkrimin e sotëm, ka paraqit ngjarjen e djeshme, kur deputeti i VV’s, Driton Çaushi, hodhi gazin gjatë mbledhjes së Kryesisë.

Edhe sot, gjatë vazhdimit të kësaj mbledhje, shefi i Grupit Parlamentar të VV’s, Glauk Konjufca, ka hedhë gaz lotsjellës, ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka marrë vendim që mbledhja me vazhdue në nji sallë tjetër.