“Daja” i ka sigure financim fillestar grupit nga Zvicra. Ata e thirrnin edhe “Kryemadhi” (DOKUMENT)

Azem-Syla

Gjykata konstaton se egziston dyshimi i bazuem se Azem Syla i ka krye veprat për të cilat akuzohet, në veçanti që ai e ka organizue, mbikëqyrur, drejtue dhe menaxhue krimin e organizuem ma s’paku nga viti 2006.

Kështu thuhet në landën penale kundër Azem Sylës dhe 50 personat tjerë të akuzuem për krim të organizuem, shpërlamje të pareve dhe ryshet.

Prokurori i paraqiti provat si deklaratat e dëshmitarëve dhe përgjimet e telekomunikimeve që lë të kuptohet se Azem Syla është dhe ka qenë kreu i këtij grupi të organizuar kriminal për shumë vite dhe se ai e ka siguruar financimin fillesat për grupin (nga Zvicra) dhe ka mbajtur rolin mbikëqyrës përgjatë tërë operacionit”, thuhet tutje në dosje.

Simbas raporteve të NjHKO’s, përshkruhen bisedat e disa anëtarëve të pretenduem të grupit me nji person të cilit i referoheshin si “Daja”, i cili pretendohet të jetë i pandehuni Azem Syla.

Sipas Zyrës së Prokurorisë, në një bisedë tjetër, ata i referohen të pandehurit Syla si ‘Kryemadhi’”, citohet në landën penale.

Azem Syla i mohoi krejt këto akuza, derisa aktualisht për të po mbahet nji seancë për caktimin e paraburgimit.

Prokuroria kërkoi 30 ditë si masë të nevojshme për mos me pase ndikim në proces hetimor dhe në dëshmitarë.

 

syla