Daka: KQZ asht gati për zgjedhje, kur i shpall Presidenti

Shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thanë se institucioni që ajo drejton asht gati për procesin zgjedhor në Komunën e Drenasit, në momentin që vendosi me i shpall presidenti i Republikës.
Daka ka thanë për Lajmi.net se në momentin që presidenti shpall zgjedhjet, KQZ i ka krejt kapacitetet që me krye procesin zgjedhor.

“KQZ asht gati në krejt aspektet në momentin që presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhje për cilëndo komunë”, ka thanë Daka.

Ndryshe shpejt pritet me dhanë dorëheqje kryetari i tanishëm i Drenasit, Nexhat Demaku, për shkak se edhe shkalla e dytë e Gjykatës së Apelit i ka vërtetue denimin e shkallës së parë.

Dorëheqja e tij po bahet nji ditë mbasi që Gjykata e Apelit i vertetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore për dhetë të akuzuemit e rastit “Drenica 2”.