Daka: Votuen 41.45 për qind të qytetarëve, procesi i rregullt

Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thanë se procesi zgjedhor i 11 Qershorit ka ecë mbanë, pa ndonji incident që do të cënonte integritetin e zgjedhjeve.

Ndërsa sa i përket daljes në votime, krahasue me zgjedhjet e vitit 2014, qytetarët kanë shfrytëzue të drejtën e vet qytetatare për mbi nji për qind ma pak kësaj radhe.

“Në bazë  të dhanave, të gjitha qendrat janë mbyll me kohë, ndërsa në zgjedhje kanë dalë 41.45 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.

Deri tash procesi zgjedhor ka shkue pa ndonji parregullsi që kishte me cenue integritetin e zgjedhjeve.