Dalai Lama, qe çka thotë për Gjermaninë e Europën!

Lideri shpirtnor i Tibetit Dalai Lama ka dhanë nji intervistë në lidhje me krizën e refugjatëve.

Tue fol për gazetën gjermane, FAZ, ai ban disa komente që kanë befasue shumëkend.

“Nëse shohim në fytyrën e secilit refugjat, sidomos të femijëve dhe grave, ndjejmë vuejtjet e tyne”.

Simbas tij, gjithkush ka pergjegjësinë për me ndihmue.

Më pas ai shton: “Nga ana tjetër, duhet thanë se janë shumë.

“Gjermania asht Gjermania. Europa, fjala bie Gjermania, nuk mund të bahet nji vend arab”.

Simbas tij, refugjatët duhen mbajt përkohësisht.

“Qellimi duhet të jetë që ata të kthehen dhe të ndihmojnë në rindërtimin e vendeve të tyne”, ka thanë Lama.

Dalai Lama vetë asht largue nga vendi i tij.

80-vjeçari deklaroi se do donte të vdiste në nji spital në vendlindjen e tij.

Tenzin Gyatso u shpall Dalai Lama në vitet ’30, si rimishërimi i 14’të.

Në të shkuemen ai ka deklarue se ai mund të jetë Dalai Lama i fundit.

Komentet e tij vijnë në nji kohë kur Gjermania thotë se ka probleme me deportimin e refugjatëve.

Mungon vullneti dhe buxheti nga vendorët për me krye këtë proces.