Dalin pamje nga baza amerikane ku “mbahen të burgosun UFO’t” (video)

Zona 51 asht nji ndër territoret ma të mistershme në botë.

E shtrime në territorin e shkretinës së Nevada’s, ajo u hap në vitin 1955 me testue avionin vëzhgues U-2, ndërsa mandej asht shoqnue nga nji mister i madh, mbasi askush nuk lejohet me u afrue aty, përveç personave shumë të besuem.

Mendohet se zona përdoret si nji “burg për aliena’t”, por publiku nuk e ka djtë asnjiherë veprimtarinë e vërtetë të asaj baze, ndërsa ka dëshmi për vizita të çuditshme nga jashtëtokësorë aty.

Tim and Tracey Doyle , dy “gjahtarë ufo’sh” i janë afrue msheftazi bazës tue përdorë nji kamerë me rezolucion shumë të naltë me sjellë imazhe nga aty.

Ata xhiruen nga ma shumë se 35 kilometra largësi.

 

Lexo edhe:

Deklarata e inxhinerit që trondit botën: Kjo asht baza sekrete amerikane, ku mshefen aliena’t që jetojnë dhe vdesin (foto/video)

 

Shperndaje në: