Dalin pamjet e para nga mbrenda banesës së kallun në Londër (foto)

Mediat britanike kanë publikue fotografitë e para nga mbrenda banesës me 120 apartamente në Londër, e cila u kall tue marrë jetën e së paku 17 personave.

Këto fotografi të bame mbrenda banesës Grenfell tregojnë shkatërrimin dëshpërues që ka shkaktue zjarri. Ekipet e pshtimit tashma kanë fillue kontrollet e imtësishme nëpër katet e nalta të banesës, për me kontrollue për trupa të pajetë të viktimave që nuk kanë arritë të ikin nga tymi dhe zjarri.

Banesa ishte kallë për shkak të problemeve me energjinë elektrike, ndërsa Kryeministrja Theresa May, ka urdhnue nji hetim të plotë mbi ngjarjen.