Dalin para gjykatës katër bashkëpunëtorë të Lavdrim Muhaxherit!

Katër personat që u arrestuen gjatë aksionit të Policisë së Kosovës të Martën dolën sot para gjyqtarit të procedurës paraprake për caktimin e masës së sigurisë.

Prokurorja e rastit, Merita Bina-Rugova, ka kërkue masën e paraburgimit për të arrestuemit XH.T., M.SH., B.P. dhe A.S.

Prokuroria thotë se të dyshuarit simbas udhëzimeve të ish-udhëheqësit të shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, gjatë muejve Shtator-Tetor 2016 kishin planifikue sulme terroriste në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit.

 

Për këtë çashtje Gjykata nesër merr vendim.