Dalin rezultatet: 92 për qind e kurdëve kanë votue për pamvarësi

Kurdët irakianë kanë votue me shumicë në favor të pamvarësisë për Rajonin Kurdistan në referendumin kontravers të së Hanës.

Komisioni Zgjedhor i Rajonit ka thanë 92% e kurdëve dhe jo-kurdëve, që i hodhën votat e tyne në referendumin e së Hanës, kanë votue në favor të pamvarësimit nga Iraku.

Shpallja e rezultatit të referendumit u ba përkundër nji lutje të momentit të fundit nga Kryeministri i Irakut, Haider Al-Abadi, që rezultati m’u anulue, shkruen BBC.

Abadi ka thanë se kurrë nuk ka me diskutue rezultatin dhe u bani thirrje kurdëve me nisë dialog mbrenda kornizave të kushtetutës.

Liderët kurdë kanë thanë se fitorja në referendum do t’ju japë atyne mandat për me nis negociatat për ndamje nga qeveria qendrore në Bagdad dhe nga vendet fqinje.

 

Shperndaje në: