Dalin shifrat. Qe sa ka kushtue inaugurimi i Thaçit President

thacipresident

U ba President i Republikës së Kosovës përmes nji ceremonie solemne dhe të kushtueshme, e cila u organizue për herë të parë te na.

Presidenti i ri, Hashim Thaçi, e mori mandatin nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga, por me ceremoninë e inaugurimit prodhoi mjaft debat mbrenda vendit.

Mbas kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, Telegrafi e ka sigurue edhe pasqyrën e shpenzimeve të tanësishme për inaugurimin e Thaçit President.

Ceremonia e inaugurimit, sipas raporteve të shpenzimeve, kushtoi 82 mijë e 327 euro, vlerë kjo që po mbulohet prej tri institucioneve së bashku, ma saktësisht prej Zyrës së Presidencës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Presidenca ka me pague 37 mijë e 456 euro e 82 centë, ndërsa rreth 45 mijë euro kane me u dhane nga Zyra e Kryeministrit dhe nga MPJ.

Këto shpenzime, që ende s’jane pague tanësisht, u banë kryesisht për shërbime hoteliere, akomodim të mysafirëve, dreka zyrtare dhe pije, shpenzime për filharmoninë, shpenzime për logjistikën, për skenën dhe zbukurimin e saj, për flamujt në tanë kryeqytetin, etj.

Kur ishin mohud deklaratat e deputetëve të opozitës, se ceremonia e inaugurimit të Thaçit kishte kushtue 1 milion euro, nga kabineti i Thaçit ishte thanë që shpenzimet e tanësishme nuk arrijnë as 100 mijë euro.

inaugurimi