Dalja e Britanisë nga BE, çka paralajmëron Thaçi për Kosovën!

Tashma edhe zyrtarisht asht mësue se publiku britanik ka votue pro daljes së Britanisë së Madhe nga familja e madhe e Bashkimit Europian.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thanë se ky vendim nuk do t’i shkoj aspak për shtati vendeve të Ballkanit, tue përfshi edhe Republikën e Kosovës.

Thaçi, gjatë nji interviste n’emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, ka thanë se ai nuk e ka dëshirue asnjiherë largimin e Britanisë nga BE.

“E para, nuk besoj që britanikët do të votojnë për me dalë nga Bashkimi Europian, por nëse eventualisht ndodhë atëherë mund të kemi nji përmbyllje të këtij Bashkimit Europian aktual që kemi dhe me fillimin e nji procesi të ri të familjes europiane. Me nji disavantazh historik me pasoja të randa për Ballkanin dhe moszgjanim të familjes europiane”, ka thanë ai, tue shtue se largimi i Britanisë ka me sjellë pasoja zinxhirore në familjen europiane.

“Pra, do të kemi referendume të njimbasnjishme prej shumë vendeve të tjera që do të dëshironin me dalë nga familja europiane, pra ma askush nuk do të mendoj për zgjanim me vendet e tjera të Ballkanit. Pra do të ketë probleme të paparashikueshme, sociale …”, ka deklarue Thaçi.

(Video: Min. 43:50)