Dalja e Britanisë nga BE nxit vendet tjera për referendum!

Votimi i Britanisë së Madhe për me u largue nga Bashkimi Europian i ka nxit partitë politike të së djathtës në vendet tjera anëtare të BE’s që me kërkue referendum për anëtarësinë e tyne në BE.

BBC raporton se liderja e Frontit Kombëtar të Francës, Marine Le Pen, ka thanë se Francë tash duhet që patjetër të ketë të drejtën për me zgjedh (me qëndrue ose jo në BE).

Politikani holandez kundër emigrimit, Geert Wildres, ka thanë se Holanda meriton nji votë “Nexit” (dalje nga BE), ndërsa Liga Veriore e Italisë ka thanë se “tash asht radha jonë”.

Britania e Madhe votoi 52% kundrejt 48% për me u largue nga BE mba plot 43 viteve.

Mbas kësaj, kryeministri David Cameron njoftoi se jep dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Parlamenti Europian ka thirrë nji seancë speciale për këtë të Martë.

Analistët thonë se politikanët e BE’s do t’i frigësohen efektit domino nga dalja e Britanisë nga BE, i cili mundet me kërcënue tanë organizatën.