Dalja nga BE, ja humb bursës se Londrës ma shumë se 100 miliardë sterlina!

Ma tepër se 100 miliardë sterlina u humbën në bursën e Londrës mëngjesin e sotëm, ku indeksi “FTSE 100” pësoi ranien ma të madhe në historinë e Britanisë së Madhe, mbasi vendimi i britanikëve për me u largue nga Bashkimi Europian shkaktoi panik në botën mbanë.

Indeksi kryesor i bursës së Londrës ra 458 pikë, tue shkue në 5.880 pikë, me nji ranie prej 7.19 %.
Ekspertët presin që gjendja të përkeqësohet.

Kolapsi i mëngjesit të sotëm vlerësohet edhe shumë ma i madh se raniet e vitit 1978, “E premtja e zezë” e vitit 1992 dhe falimentimet e mëdha në vitin 2009.

Bankat britanike ishin ma të goditunat sot në tregun e akcioneve, teksa RBS ra 34 %, “Lloyds” humbi 28 % dhe “Barclays” 30 %.

Gjithashtu, kompanitë e sigurimeve dhe firma të mëdha u goditën, tue pësue ranie të mëdha të vlerës së akcioneve.

Vendimi i britanikëve në referendumin e djeshëm për me u largue nga Bashkimi Europian shkaktoi panik në tregjet financiare, që u hapën me humbje të mëdha, ndërsa sterlina ra ma tepër se 10 % ndaj dollarit amerikan.

Për ma tepër, Britania e Madhe rrezikon të humbasë edhe vlerësimin e saj nga kompanitë ndërkombëtare me AAA.

Nga ana e tij, guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Karnej, deklaroi sot se institucioni ishte i gatshëm të injektonte 250 miliardë stërlina (326 miliardë euro) nga fondet shtesë për me sigurue likuiditete të mjaftueshme për funkcionimin e tregjeve, mbas fitores së Brexit.

“Banka Qendrore britanike asht gjithashtu në gjendje për me financue likuiditete të konsiderueshme në valutë të huej, në rast nevoje”, shtoi Karnej në nji intervistë televizive.

Kryeministri britanik, David Cameron, dha sot dorëheqjen mbas vendimit të referendumit për daljen nga Bashkimi Europian.

 

2-britani

 

4-britani

 

5-britani

 

6-britani

 

7-britani