Damtimi i bazamentit të fabrikës së këpurdhave në Drenas, reagon PDK

Sot asht plasue në publik nji informatë për damtimin e pllakatit të projekt-planit të fabrikës së këpurdhave në Drenas, të prezentuem dje nga kryetari i AKR’s, Behgjet Pacolli.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas, e konsideron krejtësisht të papranueshëm dhe e dënon nji veprim të tillë.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas, mirëpret dhe përkrahë çdo iniciativë apo investim ekonomik që asht në funksion të zhvillimit të Drenasit dhe mirëqenies së qytetarëve të tij, thuhet në reagimin e PDK’s, dega në Drenas.

Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, në vazhdimësi, ka ofrue lehtësina dhe mundësi për krejt investitorët e interesuem dhe ka me vazhdue edhe ma tutje me ba nji gja të tillë. Parku i Biznisit në komunën tonë asht nji nga dëshmitë e shumta në këtë drejtim.

Gjithashtu, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas, vlerëson se janë të papranueshme improvizimet për qëllime elektorale dhe tendencat për me manipulue opinionin publik të Drenicës.