Damtohen 4 kerre t’EULEX’it në Mitrovicë

Katër kerre të EULEX janë damtue mbramë rreth orës 00:30 në nji parking të cilin e shfrytëzon ky mision në qytetin e Mitrovicës.

Policia ka ba të ditun se nga hetimet në vendin e ngjarjes raportohet se damet e kerreve që karakterizoheshin me gërvishtje dhe thyemje të dritave kishin ndodh mbrenda hapësinave të parkingut të cilën ata e shfrytëzojnë për kerre zyrtare.

Rasti asht iniciue dhe po hetohet si “damtim prone”.