Damtohet kerri i Drejtorit të Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu

Drejtorit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziut, i asht thye kerri i tij gjatë mbramjes së kalueme.

Kerri i tij i parkuem në nji parking në qendër të Prishtinës, asht thye dhe damtue.

Lajmin e ka ba të ditun vet Kryeziu në nji status në Facebook.

Ai, madje ka ironizue më sigurinë në kryeqytet tue thanë se, Kosova asht shtet me siguri maksimale.

“Shtet me siguri maksimale, ne mes te qendrës se Prishtinës”, ka shkrue ai.

rt