Dardan Gashi reagon ndaj Avdullah Hotit

Shefi i grupit parlamentar të LDK’s, Avdullah Hoti, sot i kërkoi sqarime kryeministrit, Ramush Haradinaj, për emnimin e ministrit Dardan Gashi. Ai e ka pyetë kryeministrit se ‘çka ban Dardan Gashi në qeveri’.

Avdullah Hoti reagoi, mbasi, siç u tha edhe nga të tjerë, Dardan Gashi, as nuk ishte futur në garë në zgjedhje dhe arriti me i marrë dy poste me randësi.

Por, mbas kësaj, reagimi ka ardhë edhe nga ministri Gashi, i cili i ka thanë Hotit që ‘të mos merr turr’.

“Dulle, mos u bo nervoz. Mos e merr me turr se rrxohesh”
, ka shkrue Gashi.

Shperndaje në: