DASH: Hillary Clinton i ka shkelë udhëzimet gjatë përdorimit të e-mailit

Departamenti amerikan i Shtetit ka arrite në përfundimin se Hillary Clinton dhe ish-sekretarë të tjerë të Shtetit, kishin shkele udhëzimet e Departamentit të Shtetit për me i shmang rreziqet kibernetike, simbas nji analize të mbrendshme, përfundimet e të cilës u banë të dituna sot.

Simbas analizës së inspektorit të përgjithshëm, përdorimi i e-mailit privat nga ana e zojës Clinton nuk ishte “nji mënyrë e përshtatshme”.

Kjo praktikë kishte fillue para se zoja Clinton të bahej Sekretare Shteti, por fakti që ajo kishte krye veprime pune në llogarinë private të postës elektronike, ishte përmende si ma serioze.

“Kur mori detyrën Sekretarja Clinton, udhëzimet e Departamentit ishin shumë ma të detajueme dhe të sofistikueme”, simbas analizës.

Si rrjedhojë, praktikat e saj për sigurinë kibernetike duhet me u vlerësue në dritën e këtyne direktivave të reja na të zgjanueme, thuhet n’analizë.