DASH ia qet rrenën n’shesh Dacic’it

Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë pretendimet serbe se diplomati amerikan, Richard Holbrooke, i shkroi Milosevic’it, tue premtue se Washingtoni nuk ka me njoftë pamvarësinë e Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka mohue pretendimet e Serbisë lidhun me nji letër të diplomatit, Richard Holbrooke, ku pretendohet se i shkruente ish-udhëheqësit serb Slobodan Milosevic në 1998/9, tue u angazhue se Shtetet e Bashkueme “nuk kanë me njoftë kurrë Kosovën”.

“Kjo thjesht nuk asht e vërtetë. Nuk egziston nji letër e tillë”, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit në nji email për BIRN.

Ivica Dacic, ministri i jashtëm serb, i tha gazetës serbe “Srpski Telegraf” më 15 Gusht se Holbrooke dërgoi nji letër ku premtonte se Shtetet e Bashkueme ” nuk kishin me njoftë kurrë Kosovën”, ndërsa letra ma vonë u zhduk dhe u vjedh.