DASH jep alarmin për Europën tash për festat e fundvitit

terroristet

Departamenti i Shtetit i SHBA’ve ka paralajmërue për nji rrezik të shtuem të sulmeve terroriste gjithandej Europës, gjatë periudhës së festave të fundvitit, me paralajmërimin për qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm.

Departamenti nuk saktësoi vendet dhe as datat në paralajmërimin e tij, që i pason paralajmërimet e tjera për kujdes të publikueme në të kaluemen. (https://travel.state.gov/content/passports/en/alertswarnings/Europe.html)

“Qytetarët e SHBA’v duhet me tregue kujdes në festa, ngjarje dhe në tregjet në vendet e hapuna”, thuhet në paralajmërim, qe e transmeton REL.

“Informacionet kredibile japin me kuptue (Shteti Islamik, al-Qaeida, partnerët e tyne) vazhdojnë me planifikue sulme terroriste n’Europë, me përqëndrim në sezonin e festave që po vijnë dhe ngjarjet e ndërlidhuna”, thuhet në kumtesë.